
“Të gjithë e dinim, vetëm ne jo. Sonte ja gatova fëmijës tim”/ Kikia: Unë kam blerë fileto pule të kontaminuar. Avokati: Këto janë populizma

Një debat i ashpër u zhvillua në studion e “Open” në Neës24, ku analisti Mentor Kikia ka kërkuar nga kompania që ka tregtuar fileton me salmonelë të mbajë përgjegjësi. Por avokati i kompanisë përgjegjëse për hedhjen në treg të produktit të kontaminuar, Genti Rumano, ka kundërshtuar duke mohuar se në treg ka akoma produkte të kontaminuara.
Mentor Kikia: Pse ti zotëri nuk më lajmërove, unë mund ta gatuaja sonte. Ti po ngre zërin, unë po flas për një problem. Ti ke një javë që e di dhe nuk thua. Unë e kam blerë fileton dhe sonte do ja jepja fëmijës tim. Këtu kemi një markë filetoje dhe ne nuk dimë gjë, ne si konsumatorë s’dimë gjë. AKU e di, policia e di, kompania e di, ne nuk e dimë. Para se AKU të shkojë ta mbledhë në market, unë e kam blerë dhe e kam produktin në shtëpi. Do e gatuaj sonte, dhe sdi gjë. Ky është ndryshimi i madh, midis raportit me konsumatorin. Këta duhet ta lajmërojnë konsumatorin.
Gentian Rumano: Është tërhequr pjesa më e madhe e filetos së kontaminuar, është konstatuar dhe është duke u tërhequr. Ti nuk ke nevojë për populizma Mentor.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128