“Të gjithë kanë kokainë"/ Në Europë Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia mbajnë peshën kryesore të organizatave të narkotrafikut

27 Dhjetor 2025, 23:34 / AKTUALITET NGA LAREPUBLICA

“Të gjithë kanë kokainë"/ Në Europë

Kurrë më parë në botë nuk është prodhuar dhe konsumuar kaq shumë kokainë sa sot.

Konsumatorët janë të paktën 25 milionë, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Prej tyre, rreth gjashtë milionë jetojnë në Europë, pothuajse dyfish krahasuar me 20 vite më parë.

Në raportin e fundit vjetor, World Drug Report, i publikuar në vitin 2025 dhe i bazuar në të dhëna të vitit 2023, dokumentohet gjithashtu një rritje e paprecedentë e prodhimit të narkotikut, që ka kaluar 3.700 tonë, katër herë më shumë se 10 vite më parë. Kokaina është tashmë “droga e paligjshme me rritjen më të shpejtë të tregut”, pohon agjencia e OKB-së.

Juan, 46 vjeç, ulet në tavolinën e kuzhinës, hap një kanaçe birre dhe tregon mesazhin e fundit që tregtari i drogës i ka dërguar në WhatsApp: një video prej pak sekondash e paketës së kokainës që sapo ka mbërritur, e cila mund të shihet vetëm një herë përpara se të fshihet automatikisht.

Ai e shet 50 euro për gram. Nëse merr tre, ka një çmim special: 100 euro. Nuk ka nevojë as të dalë nga shtëpia.

Nëse vendos të blejë, shitësi do të jetë te dera e tij maksimumi brenda një ore, ose edhe më shpejt nëse ndodhet afër.

“Ta sigurosh është shumë e lehtë”, shpjegon burri që jeton në Bruksel prej më shumë se një dekade.

“Të gjithë kanë kokainë, është gjëja më e zakonshme”

Edhe pse shitja e drogës është një “sekret i hapur” në rrugët e Brukselit, sot ekzistojnë më shumë mundësi se kurrë për ta siguruar drogën: nga metodat tradicionale te faqet e dark web-it dhe bisedat private në aplikacionet e mesazheve, të cilat ofrojnë “menunë e ditës” me dërgesë në shtëpi dhe oferta promocionale për të blerë kokainë dhe substanca të tjera.

Kurrë kaq shumë kokainë sa sot

Siç analizon Elías Camhaji për gazetën spanjolle El País, kurrë më parë në botë nuk është prodhuar dhe konsumuar kaq shumë kokainë sa sot.

Konsumatorët janë të paktën 25 milionë, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit. Prej tyre, rreth gjashtë milionë jetojnë në Europë, pothuajse dyfishi krahasuar me njëzet vjet më parë.

Në raportin e fundit vjetor, World Drug Report, i publikuar në vitin 2025 dhe i bazuar në të dhënat e vitit 2023, dokumentohet gjithashtu një rritje e paprecedentë e prodhimit të narkotikut, i cili ka kaluar shifrën e 3.700 tonëve, katër herë më shumë se dhjetë vjet më parë.

Nga Amerikat drejt Europës

Që nga fillimi i luftës kundër drogës në vitet ’70, epiqendra botërore e kokainës ka qenë në Amerikat.

Kolumbia, Bolivia dhe Peruja kanë përqendruar prodhimin e gjetheve të kokës; kartelët e fuqishëm meksikanë dhe kolumbianë kanë kontrolluar rrugët e trafikut dhe një kërkesë e pangopur i ka bërë Shtetet e Bashkuara tregun kryesor të konsumit. Por kjo pamje po ndryshon.

Ashpërsimi i kontrolleve në Amerikat, fragmentarizimi i kartelëve të mëdhenj dhe ngopja e tregut amerikan i kanë detyruar trafikantët të përshtaten.

Rritja e konsumit në Kontinentin e Vjetër lidhet pjesërisht me atë që ndodh në anën tjetër të Atlantikut dhe me atraktivitetin ekonomik të tregut europian.

Sipas OKB-së, ndërsa në Kolumbi një kilogram kokainë kushton rreth 1.400 dollarë, në Europën Qendrore dhe Perëndimore çmimi mesatar me shumicë është rreth 39 mijë dollarë.

Një treg që vlen miliarda

Në një zgjerim të plotë global, sekuestrimet e kokainës në Europë kanë thyer rekordin për të shtatin vit radhazi, me 419 tonë të konfiskuara. Çdo vit, kokaina gjeneron në Europë mbi 11,6 miliardë euro.

Mes viteve 2019 dhe 2024, Belgjika ka sekuestruar më shumë se 500 tonë kokainë, më shumë se çdo vend tjetër europian.

Pothuajse 90% është interceptuar në portin e Antwerpit, porta kryesore e hyrjes së drogës në Europë, rreth 45 kilometra nga Brukseli.

Dy rrugët kryesore kalojnë Atlantikun drejtpërdrejt nga Amerika Qendrore dhe Jugore ose përmes Afrikës Perëndimore.

Mbi 90% e kokainës që mbërrin në Europë udhëton me rrugë detare.

Trafikantët e shohin portin e Antwerpit si një vend ideal falë infrastrukturave moderne, lidhjeve me mbi 800 destinacione dhe afërsisë me Holandën, Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lista e metodave të trafikut shkon deri aty ku arrin imagjinata e kriminelëve.

Droga hyn në portet europiane e fshehur në çdo lloj produkti, e kamufluar në strukturën e kontejnerëve ose të anijeve, ose transportohet me skafe, gomone apo mjete gjysmë-nënujore.

Vetëm në kufijtë e Bashkimit Europian veprojnë mbi 440 organizata të përfshira në trafikun e drogës, sipas Europol.

Grupet me peshën më të madhe në trafikun e kokainës vijnë nga Shqipëria, Belgjika, Holanda, Italia dhe Spanja./Marrë nga LaRepubblica 

Po ndodh...