"Të hënën mbyllet autostrada Tiranë-Durrë", ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Kaloni nga rruga e vjetër e Shijakut

10 Tetor 2025, 14:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Të hënën mbyllet autostrada Tiranë-Durrë",

Autostrada Tiranë-Durrës, do të mbyllet pjesërisht për ditës së hënë, datë 13 Tetor. Kështu njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës, duke u bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kalojnë nga rruga e vjetër drejt Shijakut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”.

Duke filluar nga data 13.10.2025, pra dita e hënë, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:

 - Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,

 - Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1–2 ditë për çdo segment dhe autoritetet sugjerojnë që të gjithë përdoruesit e kësaj rruge të përdorin rrugën alternative Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Ndërkohë, pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje.

 

Po ndodh...