Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person qëllon në ajër pas sherrit me disa të tjerë!
3 Gusht 2024, 09:46 / AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër.
Sipas mediave online, një person ka qëlluar me armë në ajër pas konfliktit me disa persona të tjerë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka arritur që të shoqërojë autorin, si edhe dy persona të tjerë, vëllain dhe djalin e xhaxhait të tij, shkruajnë mediat online.
Në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

