Theu byzylykun elektronik, arratiset nga qelia trafikanti shqiptar i kokainës, Dorian Petoku

8 Dhjetor 2023, 10:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Theu byzylykun elektronik, arratiset nga qelia trafikanti shqiptar i
Dorian Petoku, ‘mbreti’ i narkotikëve, është arratisur nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli) ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore.

Shqiptari është arratisur të premten nga komuniteti i Sessa Aurunca, në provincën e Caserta, Itali, në të cilën ishte caktuar në tetor të vitit të kaluar. Ai ishte liruar nga burgu në bazë të ekspertizës që vërtetonte varësinë e tij ndaj drogës. Por arratisja ndodhi një ditë pasi doli lajmi për pendimin e Fabrizio Capogna-s, një eksponent kryesor i trafikut të drogës, i cili vendosi të bashkëpunojë në hetimet e Prokurorisë së Romës për trafikun e kokainës të shqiptarëve dhe të grupit të Leandro Bennato, një grup pjesërisht i përfshirë në vrasjen e Diabolik, raporton "Fanpage.it".

Petoku ka thyer byzylykun elektronik duke shkaktuar alarmin e lidhur me policinë. Pavarësisht mbërritjes thuajse të menjëhershme të policëve,shqiptari kishte humbur çdo gjurmë.

34-vjeçari shqiptar ishte mik i “Diabolik” Fabrizio Piscitelli, i cili vdiq në një pritë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytet, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian. Rëndësia e tij është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge.

Po ndodh...