Tiranë/ Sekuestrohen 93 pako me mallra kontrabandë! Në kërkim administratorja e një poste private

9 Mars 2023, 09:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tiranë/ Sekuestrohen 93 pako me mallra kontrabandë! Në

Policia e Tiranës ka sekuestruar 93 pako me mallra të ndryshme, duke përfshirë veshje, produkte kozmetike e pajisje elektronike pasi ishin futur kontrabandë në Shqipëri. Ndërkohë është shpallur në kërkim A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private, ndërsa procedohen në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.    

Njoftimi:

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave. Është shpallur në kërkim A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private, ndërsa procedohen në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.    

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Po ndodh...