Trafikimi i armëve/ Zbardhet dëshmia e ish-efektives së Burgjeve: Nuk isha në dijeni...

Ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, e arrestuar një ditë më parë nga Trafiqet e Tiranës me grupin prej 4 personash që sillnin armë nga Malësia e Madhe për t’i shitur pranë grupeve kriminale në kryeqytet, ka mohuar para hetuesve të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë BMW ka pasur armë.
Sipas saj, grupi i djemve i kishin thënë se do të shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa persona dhe asnjëherë nuk i është përmendur se do të shiteshin arsenal armësh.
Në deklarimet e 22-vjeçares, ka pohuar lidhjen me automjetin tjetër dhe si sipas saj përgjatë gjithë itinerarit ka kryer rolin e vëzhgueses dhe hapjes së rrugës, me qëllim mbërritjen pa probleme në Tiranë.
Ndërkohë, 4 të tjerët e arrestuar, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj, kanë kyçur gojën para hetuesve, duke mos treguar asnjë detaj për shitjen e armëve, përfshirë këtu edhe emra të personave ku do të shiteshin në Tiranë.
Grupi hetimor pritet të analizojë në mënyrë të detajuar 5 aparatet e tyre celular për të zbardhur prova të tjera për veprimtarinë kriminale.
9 armët e sekuestruara rezultojnë të jenë të ’97-ës, të magazinuara që në atë kohë, por janë aktive dhe në përdorim. Njëlloj si për shitjen e tyre, grupi i djemve kanë mohuar të tregojnë edhe ku i kanë marrë dhe kujt i përkasin.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




