Tragjedia në Itali/ Parakalimi fatal i shqiptares lë pas 2 të vdekur e 8 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë!

16 Mars 2026, 15:20 / AKTUALITET ALFA PRESS
Tragjedia në Itali/ Parakalimi fatal i shqiptares lë pas 2 të

Një parakalim i rrezikshëm dyshohet se është bërë shkak i një aksidenti të rëndë rrugor që la dy viktima dhe tetë të plagosur në Caravaggio, në Itali, ku u përfshinë katër automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës, më 15 mars, në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në segmentin që të çon drejt Mozzanica, pranë një restoranti të zonës. 

Dinamika e aksidentit po hetohet nga Policia Rrugore e Treviglio.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një makinë tip Mercedes C180.

Në timon ishte një 29-vjeçare me origjinë shqiptare.

Gruaja dyshohet se tentoi të parakalonte një Volkswagen Sharan ku udhëtonte një familje me pesë persona nga Madignano, në provincën e Crema.

Po ndodh...

ide