Tragjike në Durrës/ Gruaja e re shtatzënë gjen vdekjen nga rryma, në oborr të shtëpisë
12 Gusht 2022, 11:50 / AKTUALITET

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në Durrës, ku sipas njoftimit të policisë një 29 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ra në kontakt me rrymën e energjisë elektrike në oborrin e shtëpisë së saj.
E reja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj, por ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi është mësuar, se gruaja e re ishte edhe shtatzënë.
"Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike," njofton policia.
-
Valbona/ Turizëm pa drita…!
12 Gusht, 11:41 -
-
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




