Transparencë dhe llogaridhënie/ SHBA i dhuron pajisje teknike AMP

11 Tetor 2024, 16:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Transparencë dhe llogaridhënie/ SHBA i dhuron pajisje teknike AMP

Përfaqësues të Ambasadës së SHBA nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe Programi Ndërkombëtar i Departamentit të Drejtësisë i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) iu bashkuan Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (POA) Florian Sulejmani për dhurimin dhe dorëzimin si ndihmë teknike të një Sistemi të Menaxhimit të Çështjeve (CMS) tek AMP.

Që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnime dhe mentorim për AMP në mbështetje të misionit për të çuar përpara mbikëqyrjen policore, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit.

 

Po ndodh...

ide