Tre viktima nga aksidentet rrugore në 4 ditët e fundit në Tiranë, mes tyre edhe një fëmijë
9 Janar 2024, 11:50 / AKTUALITET

Tre aksidente me vdekje kanë ndodhur në Tiranë katër ditët e fundit, ku mes personave që humbën jetën ishte edhe një fëmijë vetëm 4 vjeç.
Përplasja e 4-vjeçarit ndodhi më 6 janar, ndërsa ai është përplasur me makinë bashkë me babanë e tij në rrugën “Tiranë-Fushë Krujë”. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit Erjon Skënderi, 38-vjeç.
Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari me iniciale B.A, i cili po më datë 6 janar përplasi për vdekje një 60-vjeçar në afërsi të TEG-ut.
Po ashtu një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në Tiranë, ku 21-vjeçari Erlis Beqja ka përplasur për vdekje një këmbësore, L. Gj., 60 vjeçe. Ndërkohë, edhe për këtë rast, policia njofton se, i riu është vënë në pranga.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
