Tritol banesës së 49-vjeçarit në Postribë, policia zbardh detajet e para
20 Shtator 2024, 08:10 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin Dragoç, Postribë, njoftoi Policia e Shkodrës.
Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetsit Lulëzim Hasaj 49 vjeç.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128