Tronditet Shkodra, një i vrarë me armë zjarri

3 Qershor 2022, 07:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tronditet Shkodra, një i vrarë me armë zjarri

Një krim i rëndë ka zgjuar banorët e Shkodrës mëngjesin e kësaj të premte, ku në lagjen Rus, është ekzekutuar me armë zjarri një person, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Naim Bajri.

Rreth 20 vite më parë, Naim Bajrit i kanë vrarë djalin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 21.10.2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri.

Ekzekutimi i sotëm ka ndodhur në afërsi të markatës së peshkut, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.

Po ndodh...

ide