
“U arrestua në banesë, s’bëri rezistencë”- Prangosja e Safet Bajrit, gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet: Akuzohet se vrau Fatbardh Licin në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin

Detaje të reja dalin nga arrestimi i Safet Bajrit me urdhër të SPAK, pasi dyshohet për ekzekutimin e Fatbardh Licit në vitin 2018, në bashkëpunim me kushëririn e tij Behar Bajri dhe krahun e djathtë, Asmer Bilali.
Gazetarja Klodiana Lala tregoi se Safet Bajri u arrestua në banesën e tij nga RENEA dhe nuk ka bërë rezistencë, e më pas është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Gjithashtu është lëshuar urdhër arrest edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin, të cilët ndodhen në qeli për akuza të tjera dhe pritet ti komunikohet masa e sigurisë.
“Ndaj Safet Bajrit rëndojnë dyshimet për vrasje të kryer në 2018 në dëm të Fatbardh Licit dhe akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Po ashtu bëhet me dije se Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK. Në momentin e arrestimit Safet Bajri është gjetur në banesën e tij dhe nuk ka bërë rezistencë kur forcat RENEA i kanë komunikuar urdhrin dhe i kanë vendosur prangat për ta shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë në Tiranë.
Ndërkohë mësohet nga burime zyrtare se janë firmosur dy urdhër arreste të tjera Behar Bajrin, kushëririn e parë të Safet Bajrit, ndaj të cilit rëndon po ashtu akuza për vrasjes në dëm të Fatbardh Licit kryer në 2018 dhe grupit të strukturuar kriminal.
Kjo masë sigurie pritet ti komunikohet në qelitë e paraburgimi ku mbahet i arrestuar dhe po gjykohet nga GJKKO për akuza të rënda në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ndërkohë që urdhri i dytë i arrestit ka të bëjë me Asmer Bilali, i konsideruar si krahu i grupit kriminal Bajri. Ai ndodhet aktualisht në burgun e Reçit dhe pritet ti komunikohet akuza e radhës për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018 në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Grupi i Bajrit është nën hetim edhe për masakrën e Dobraçit ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe vdiqën dy qytetarë të pafajshëm çifti i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
-
-
Tha se pëlqen vajzat, Krista sqaron deklaratën që ‘trazoi’ rrjetin
21 Shkurt, 15:03

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128