U arrestua për vënie tritoli, lihet i lirë Zef Kola

5 Prill 2023, 10:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

U arrestua për vënie tritoli, lihet i lirë Zef Kola

52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasese në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së hedhun” në Shëngjin në vitin 2020, u lirua nga qelia.

Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u paraqit në Gjykatën e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët doli në konkluzionin se 52-vjeçari duhet të hetohet në gjendje të lirë.

Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit me pretendimin se ka prova që implikojnë Zef Kolën në vendosjen e lëndës plasëse në objektin në ndërtim në Shëngjin dhe duhet të qëndrojë në burg.

Si autor të vendosjes së lëndës plasëse më herët janë dënuar me burg nga Gjykata e Lezhës dhe 2 autorët Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite, që të dy banues në Fushë-Krujë.

Ndërkaq objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkrektisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbardhet.

Shkak i këtyre ngjarjeve në atë kohë dyshohej të ishin bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.

 

Po ndodh...