U arrestua teksa lëvizte i armatosur, kush është Andrea Bregasi? 33-vjeçari qëlloi me armë drejt një automjeti në “Don Bosko”
11 Korrik 2024, 12:48 / AKTUALITET

Policia e Durrësit ka kapur dhe ka vënë në pranga 33-vjeçarin, Andre Bregasi, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë.
Bregasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë në Tiranë në vitin 2023.
Ngjarja e Don Boskos
Andrea Bregasi qëlloi me pistoletë mbi mjetin që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefin.
Ky i fundit lajmëroi menjëherë policinë, ndërkohë që plumbat për fat të mirë nuk prekën 42-vjeçarin dhe dy pasagjerët e tjerë.
Andrea Bregasi pas ngjarjes është larguar me këmbë, ndërkohë që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.
Policia pas ngjarjes vendosi 5 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për të.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

