U ekzekutua në SHBA/ Viktima kushëriri i Elvis Shkëmbit, autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja

Detaje të tjera janë bërë publike për ekzekutimin e shqiptarit 44-vjeçar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës.
Sipas informacioneve, ai ishte i lidhur familjarisht me Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë, më 6 tetor.
Francesk Shkambi ishte personi që kishte nisur pak kohë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në mbështetje të Elvis dhe Gjon Shkambit. Në përshkrimin e nismës, ai ishte prezantuar si familjar, ndërsa donacionet kapën vlerën e mbi 8 mijë dollarëve, të destinuara për një “mbrojtje ligjore profesionale”.
Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në verandën e restorantit “Prime 7” në Commerce Township, ku Shkambi punonte si menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, megjithëse u transportua menjëherë në spital, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Rreth 20 minuta më vonë, një 65-vjeçar nga zona e Farmington Hills u paraqit vetë pranë policisë dhe u vu në pranga pa kundërshtim. Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri 9 mm, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje dhe që rezultonte e vjedhur.
Policia ka konfirmuar se mes viktimës dhe autorit kishte një përplasje të vazhdueshme, ndonëse motivi i saktë i konfliktit nuk është zbuluar ende.
Familjarë, kolegë dhe komuniteti lokal e kanë pritur me tronditje lajmin, duke e cilësuar Francesk Shkambin si njeri të qetë dhe punëtor. Restoranti ku ai ushtronte aktivitetin e tij ka njoftuar mbylljen e përkohshme pas ngjarjes tragjike.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

