U kap duke transportuar 5 emigrantë ilegalë drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

9 Mars 2026, 16:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kap duke transportuar 5 emigrantë ilegalë drejt Tiranës,

Një 23-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Operacioni i koduar “Tranzit”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë së Kufirit të Gjelbër në Kakavijë, çoi në kapjen në flagrancë të të riut teksa transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, u ndalua në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, ndërsa po transportonte me një automjet tip Volkswagen pesë emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve drejt vendeve të BE-së.

Hetimet paraprake tregojnë se i riu dyshohet se po i transportonte emigrantët kundrejt pagesës, drejt Tiranës. Gjatë operacionit, policia sekuestroi automjetin me të cilin po kryhej transporti si dhe telefonin celular të të arrestuarit, që do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Operacioni u zhvillua në vijim të kontrolleve dhe hetimeve të intensifikuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të transportimit të emigrantëve nga vendet e rajonit MENA, të cilët përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Po ndodh...

ide