VIDEO/ U kap mat duke vjedhur një banesë, pranga ‘skifterit’ në Himarë

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e një banese në Himarë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Sh. S., 46 vjeç, banues në Divjakë.
NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, angazhim maksimal në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 14”. U kap në flagrancë duke vjedhur banesën e një shtetasi, vihet në pranga 46-vjeçari. Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari ka vjedhur edhe në një banesë tjetër, në Himarë. Sekuestrohen një shumë parash, orendi shtëpiake dhe produkte ushqimore, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, në këto 2 banesa.
Sekuestrohet edhe automjeti furgon që ai përdorte për të kryer vjedhjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë në Himarë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Sh. S., 46 vjeç, banues në Divjakë. Gjatë kontrollit në automjetin furgon që 46-vjeçari përdorte për të kryer vjedhjet, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash dhe disa produkte ushqimore që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në banesën e shtetasit K. Ll. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vegla të ndryshme pune të cilat dyshohet se 46-vjeçari i ka vjedhur në një banesë, në Himarë, më datë 24.01.2024, bashkë me disa pajisje elektroshtëpiake.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

