U kap me 586 doza kokaine, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali
11 Shtator 2024, 21:02 / AKTUALITET

Policia italiane ka arrestuar në Perugia një shtetas shqiptar, me precedent penal, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.
Ai është arrestuar teksa po udhëtonte me mjetin e tij. Nga kontrolli personal dhe në mjeti i janë gjetur 586 doza kokainë me një peshë totale prej 310 gramë, një shumë prej 9200 eurosh cash që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti dhe materiali i trafikut të drogës.
44-vjeçari në përfundim të formaliteteve është shpallur i arrestuar për veprën e lartpërmendur dhe me urdhër të Autoritetit Gjyqësor është shoqëruar në burgun Perugia Capanne.
-
Përmbysje e madhe e Teutës, durrsakët në avantazh ndaj Skënderbeut
11 Shtator, 20:50
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

