U kapën me drogë, arrestohen dy të rinjtë në Itali
Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç kanë rënë në pranga nga policia italiane.
Policia dyshonte se të rinjtë merreshin me aktivitet të paligjshëm, ndaj ndoqën nga afër lëvizjet e të rinjve, të cilët hynë në parkingjet e supermarketeve të ndryshme në zona,midis Tavernola dhe Cernobbio, duke u takuar me disa persona.
Siç shkruajnë mediet e huaja, ata zbuluan se shqiptarët merreshin me trafikim të lëndëve narkotike, pasi ushtruan kontroll pranë një lokali në Carate Urio, ku dy të rinjtë linin shpesh takime për të bërë dërgesa.
Gjatë një kontrolli në makinë, policia gjeti të fshehura në kroskot disa doza kokainë në total prej 10 gram e gjysmë dhe para të gatshme në vlerën 540 euro.
Më pas, policia krey kontrolle në banesën e tyre, ku u gjetën 60 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje dhe rreth 2500 euro.
Parlamenti i turpit
ide
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
Opozita heshti përsëri me turp për Buxhetin e 2025.
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128