U mbajt 10 orë në SPAK, gazetari: Kërkoj mbështetjen e kolegëve! Burimet që kam nuk i tregoj…

Gazetari Elton Qyno, i cili u mbajt i shoqëruar për disa për tu marrë në pyetje nga SPAK, ka deklaruar se veprimi i Gjykatës për kontrollin e banesës dhe të sendeve personale është i paligjshëm.
Në një lidhje telefonike për Wake Up, gazetari tha se nuk mund t’i tregojë burimet, por nga materialet që i ka sekuestruar SPAK, burimet e tij mund të gjenden lehtë dhe kjo është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.
“Vendimi i Gjykatës është i paligjshëm në kundërshti me konventat ndërkombëtare. Gazetari nuk mund t’i tregojë burimet. Nga ato letra gjenden lehtë burimet e mia. Të të më mbahen telefonat, të kontrollohet i gjithë ambienti im i punës në Ora News.
Unë nuk e kam bërë për qëllime personale. Unë kam gjetur të dhënat, e kam bërë lajm, kjo është detyra jonë. Materialet konfidenciale i publikojmë, mjafton të jenë të vërteta. Unë jam treguar bashkëpunues për të treguar çdo komunikim në SKY. Këto përgjime i kanë edhe kolegë të tjerë. Unë u bëra sebep. Për mua ishte e tepruar dhe nuk duhej të ishte bërë nga ana e SPAK. Kërkoj mbështetjen e kolegëve.”-deklaroi gazetari Qyno në Wake Up.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



