U nxorr me forcë nga makina dhe u dhunua, çfarë deklaroi i riu nga Lezha

Një 35-vjeçar, Petrit Pepkola, u dhunua sot në Lezhë nga disa persona ende të paidentifikuar. Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, dhe dyshohet se shkak për sherrin ka qenë një vajzë.
Pepkola u nxor me forcë nga automjeti me të cilin po udhëtonte dhe u godit me mjete të forta, përfshirë shkop bejsbolli.
Ai u transportua fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
I dhunuari deklaroi se nuk i njeh autorët. Policia po heton për ndonjë konflikt të fundit dhe po shqyrton kamerat e sigurisë të zonës për të identifikuar autorët.
“Rreth orës 17:40, pranë ‘Kryqëzimit të Rrilës’, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P.P., rreth 35 vjeç. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




