U qëllua me plumb në kokë nga partneri, niset drejt Spitalit të Traumës Anila Prendushi

45-vjeçarja Anila Prendushi e cila u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj në Shkodër, është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Prendushi u qëllua me armë zjarri nga 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi 45-vjeçaren vrau veten.
Prendushi u dërgua fillimisht në spitalin e Shkodrës por më pas gjendja e saj është rënduar dhe është nisur drejt Traumës në kryeqytet.
45-vjeçarja ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh.
Dyshohet se rreth dy javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 34-vjeçarin. Por Manaj e kishte kundërshtuar këtë dhe gjatë takimit që patën ditën e sotme 34-vjeçari ka kryer aktin ekstrem duke qëlluar me plumb Prendushin dhe më pas duke vrarë vetën.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





