U rrëzua nga kati i 12-të gjatë punës/ Humb jetën shqiptari 19-vjeçar në Angli
Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bosht ventilimi në një aksident të cilësuar si “plotësisht i shmangshëm” në një kantier ndërtimi në Acton, Londër.
Viktima, Renols Lleshi, po ndihmonte në çmontimin e skelave në kopshtin e çatisë në katin e 12-të të një pallati në ndërtim, në zonën e Ark Soane Academy në Mill Hill Road.
Sipas hetimeve, teksa ai shkeli mbi një bosht ventilimi, mbulesa e tij u shemb, duke e bërë të binte gjashtë kate poshtë, çka i shkaktoi vdekjen. Autoriteti britanik për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë (HSE) konstatoi se hapësira ishte mbuluar vetëm me një fletë kartoni gipsi dhe shkumë çatie, masa këto të pamjaftueshme sigurie.
Po ashtu, u zbulua se inspektimet rutinë të objektit nuk përfshinin zonën e kopshtit të çatisë, duke bërë që rreziku të mos identifikohej dhe asnjë paralajmërim të mos i jepej ekipit të skelave.
Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e bën humbjen edhe më të rëndë për ta. Babai i tij u shpreh se, megjithëse janë mirënjohës për hetimin dhe ndjekjen penale të përgjegjësve, asgjë nuk mund ta rikthejë djalin e tyre apo të lehtësojë dhimbjen.
Kompania e ndërtimit “Jerram Falkus Construction Limited”, punëdhënësi i viktimës, pranoi shkeljen e rregullave për punën në lartësi dhe u gjobit me 42,200 paund, si dhe u detyrua të paguajë 2,000 paund shtesë dhe 5,000 paund shpenzime gjyqësore nga Gjykata e Magjistraturës së City of London.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128