Meloni përballë gjyqtarëve, 51 milionë italianë drejt kutive të votimit për Reformën në drejtësi

Qytetarët italianë kanë nisur të votojnë që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm për referendumin kushtetues konfirmues mbi reformën e drejtësisë.
Në proces mund të marrin pjesë mbi 51 milionë zgjedhës, përfshirë më shumë se 5.4 milionë që jetojnë jashtë vendit.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura sot deri në orën 23:00 dhe nesër, të hënën, më 23 mars, do të rihapen në orën 7:00 duke u mbyllur në orën 15:00. Menjëherë pas mbylljes së votimit, do të nisë numërimi i fletëve. Duke qenë një referendum konfirmues, nuk kërkohet kuorum për vlefshmërinë e tij.
Fleta e votimit, e gjelbër, përmban pyetjen: “A miratoni tekstin e ligjit për rishikimin e nenëve 87, 102, 104, 105, 106, 107 dhe 110 të Kushtetutës, për krijimin e Gjykatës disiplinore dhe ndryshimet në organizimin gjyqësor?” Zgjedhësit duhet të përgjigjen me “Po” ose “Jo”.
Kryeministrja Giorgia Meloni thotë se këto ndryshime janë të nevojshme për të siguruar paanshmërinë, sidomos për të hequr influencën e atyre që i quan “grupe politike të majta” që udhëheqin sistemin gjyqësor.
Kundërshtarët, ndërkohë, argumentojnë se kjo do të dobësojë pushtetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj kontrollit të qeverisë në një mënyrë të ngjashme me modelin e Viktor Orbán-it në Hungari.
Për të votuar, qytetarët duhet të paraqiten në qendër me një dokument identifikimi të vlefshëm dhe kartën e zgjedhësit.
Të dhënat mbi pjesëmarrjen do të njoftohen në orët 12:00, 19:00 dhe 23:00 të dielën, dhe në orën 15:00 të hënën, kur do të nisë numërimi i votave.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128