U tha se po xhironte video për Tik-Tok, flet babai i të riut shqiptar që vdiq në Itali: E çova në festë, nuk e di çfarë ndodhi

Babai i Lorenzo Pjertushit, 18-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 29 janar në Itali ka deklaruar se i biri nuk ishte duke bërë video për Tik-Tok kur u përfshi në aksident. Agron Pjertushi ka thënë se Lorenzon e ka çuar vetë ai në ditëlindjen e kushëririt të tij dhe se ende nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, raportojnë mediat italiane.
“Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22:00. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn e tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare”, pohoi babai i të ndjerit.
Babai i Lorenzos tha se gjatë 8 ditëve kur i riu ishte në gjendje të rëndë në spital, familjarët nuk kanë fjetur me shpresën se i riu do ta fitonte betejën për t’ju rikthyer jetës.
“Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë. Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, në një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, pohoi ai.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 20 janar teksa i riu tentonte të rrinte në këmbë mbi makinën që drejtohej nga kushëriri i tij u rrëzua dhe u përplas nga i njëjti automjet. Pas aksidentit, shqiptari ishte në gjendje të rëndë, ndërsa ndërroi jetë pas disa ditësh qëndrimi në spital.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


