''U tronditëm, isha vetëm 3 metra larg”, vjehrri i biznesmenit të ekzekutuar zbulon dinamikën e ngjarjes
19 Prill 2023, 16:52 / AKTUALITET

Vjehrri i biznesmenit të vrarë ditën e sotme në Shodër, Ardian Nikulaj ka folur për mikrofonin e News24 duke zbuluar si si ndodhi ngjarja e rëndë ditën e sotme.
Ai zbuloi se ishte vetëm 3 metra larg vendngjarjes, ndërsa tregoi se personat prezentë nuk e dinë nga erdhi autori.
Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.
“Isha vetëm 3 metër larg vendit ku ishte Ardiani. U tronditëm kur e pamë, s’e morëm vesh nga erdhi autori. Hyri në lokal një djalë me jelek e skafandër në kokë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Policia të zbardhë ngjarjen”, ka deklaruar ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



