U vra pas sherrit në Tik Tok, lule dhe qirinj në vendin ku u vra Grei Bihuci! Kolegët e viktimës, marshim në këmbë dhe homazhe për 19-vjeçarin
12 Mars 2024, 11:30 / AKTUALITET

Qirinj dhe lule janë vendosur në vendin ku u qëllua për vdekje me thikë, 19-vjeçari Grei Bihuci paraditen e djeshme (11 mars) në qendër të qytetit të Fierit.
Kolegët e viktimës, i cili punonte në një lokal në Fier, kanë marshuar drejt vendit ku u vra i riu dhe kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj pranë fotografisë së tij.
Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar 19-vjeçarin që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

