
“Vajza engjëll, s’mund të vriste dot një pulë, jo babanë”, dëshmia e krushkut të familjes Meta: S’dimë të kenë pasur konflikte!

23 Shkurt 2024, 10:28 / AKTUALITET
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin në Shënavlash të Durrësit, ku një 19-vjeçare vrau babain e saj.
Krimi u fsheh, ndërsa u raportua se 50-vjeçari ishte zhdukur pa gjurmë. Krushku i familjes Meta, (kishte marrë vajzën e madhe të viktimës për djalin) tha se vajza e tij nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babain e saj.
Ai tha se nuk kishin asnjë dyshim për problemet në familje.
“Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo babain e saj.”, është shprehur krushku.
Po ashtu mësohet se 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra në kasollen e bagëtive dhe me pas është varrosur në oborr.
-
Foto/ Kjo është 19-vjeçarja nga Durrësi që vrau të atin
23 Shkurt, 10:16 -
-
Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda
23 Shkurt, 10:10 -
Ky është Pëllumb Meta, 49-vjeçari që u vra nga e bija në Durrës
23 Shkurt, 10:01 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128