Vëllai kryeministrit, Olsi Rama thirret në SPAK

28 Qershor 2024, 13:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vëllai kryeministrit, Olsi Rama thirret në SPAK

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Olsi Rama u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen “Xibraka”, pas një denoncimit të kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi se është i përfshirë në laboratorin e drogës.

“E keni lexuar deklaratën time, e keni lexuar. E dini shumë mirë”, tha ai pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

“Sigurisht kam udhëtuar me automjetin e një personi që e kam marrë, sepse në atë moment atë mund të merrja”, shtoi ai.

Po ndodh...