
Vendi mbetet nën ndikimin e temperaturave të nxehta! Parashikimi i motit për sot

11 Qershor 2025, 07:20 / AKTUALITET
Territori i vendit tonë vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.
Ndësarsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat Verilindore–Juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
Nga Roland Lami
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128