Vetëdorëzohet në polici Drejtori i Burgut të Rrogozhinës! Bilal Hasa: Droga nuk më përket mua

19 Mars 2026, 21:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vetëdorëzohet në polici Drejtori i Burgut të

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëdorëzuar në polici, për të dhënë sqarime të plota lidhur me gjetjen e katër mijë bimëve narkotike në banesën e tij në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj.

Burime bëjnë me dije se Hasa ka hedhur poshtë pretendimet se droga i përket atij, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë.

Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet edhe pista që lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në objekt mund të jetë kryer nga vëllai i tij, i cili jeton në fshat.

Kujtojmë se policia njoftoi se droga u zbulua në bodrumin e një magazine në dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, të mbyllura dhe me llambaa elektrike.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti është në pronësi të Bilal Hasës, i cili u shpall në kërkim nga policia bashkë me Ervis Maçin, me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se është njohur me ngjarjen përmes mediave dhe ka marrë masa të menjëhershme. Institucioni njofton se Hasa është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave nga organet e drejtësisë, ndërsa thekson se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm.

Po ndodh...

ide