Video/ Dalin pamjet e fundit të Ervis Martinajt, i shoqërua me Miss Universin!

21 Shtator 2022, 20:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Dalin pamjet e fundit të Ervis Martinajt, i shoqërua me Miss

Ditën e sotme një ngjarje e rëndësishme është kapur nga kamera e emisionit ‘Në shenjestër’. 
Pamjet në videon më poshtë janë qartazi, ku kanë kapur njeriun që ka qenë në vëmendje tepër madhe dhe në kërkim nga familjaret e tij, Ervis Martinaj. Ai është filmuar nën shoqerinë e një vajze emri të cilës nuk është ende i ditur në media.

Emisioni ‘Në shenjestër’, publikoi këtë mbrëmje për herë të parë, pamjet e fundit të Ervis Martinaj.
Njeriut më të shumëkërkuar në Shqipëri që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

Siç e shikoni edhe në pamjet e publikuara gjatë emisionit, Martinaj shfaqet mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit. Në këto pamje ai dallohet teksa është në praninë e të dashurës së tij me të cilën kaloi mbrëmjen dhe efektivit të policisë, Jeton Lami.
I cili tashmë ndodhet i ndaluar nga grupi hetues, që po merret me zbardhjen e së vërtetës së zhdukjes së atij që njihej si ‘Mbreti i Lojrave të Fatit’.


Por që askush nuk di të thotë cili është misteri i zhdukjes së tij.
Por gjatë emisionit ‘Në shënjestër’, këtë të mërkurë, u publikua edhe foto e makinës së braktisur që përdorej nga Ervis Martinaj.
Siç shikohet edhe nga fotoja, makina u gjend pranë një karburanti në rrugën Durrës-Kukës.
Ndërkohë që nuk ka të dhëna të tjera se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjeti.

“Në shënjestër” zbardhi edhe pjesë të dosjes, ku thuhet se hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim kofidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.
Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar së fundmi se e kanë një përgjigje për këtë çështje por duhet mbështetur në prova.
Por ai nuk ka saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë.



Po ndodh...