Vidhet Konizma e kishës së "Shën Sotirit", Korçë

15 Nëntor 2022, 10:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vidhet Konizma e kishës së "Shën Sotirit",

Është vjedhur për të disatën herë Konizma e kishës së "Shën Sotirit" në qytetin e Korçës. Autorët kanë vjedhur shumat e lekëve të dhururara nga besimtarët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në bulevardin Republika të qytetit të Korçës.

Policia nuk i ka identifikuar ende personat që kanë hapur me forcë arkën e dhurimeve financiare të besimtarëve.

Policia ka sekuestruar pamjet e një prej kamerave të bizneseve ngjitur me Konizmën e Kishës, ashtu siç ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve të tjera përreth si dhe të Zyrës Rajonale të Punësimit, e cila ndodhet përballë vendit të ngjarjes.

 

Po ndodh...