Vjedhje në një bulmetore në Pogradec, autorët marrin paratë dhe regjistrimet e kamerave të biznesit
18 Maj 2026, 09:53 / AKTUALITET

Një dyqan i bulmetit është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.
Sipas informacioneve persona të pa identifikuar kanë hyre në brendësi të njësisë së shërbimit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh të vjetra, së bashku me DVR e biznesit.
Bëhet e ditur se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes. Aktualisht policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe po merr shenjat e gishtave në brendësi të dyqanit.
Në të njëjtën rrugë vetëm disa muaj me parë u vodh një argjendari, për të cilën ranë në pranga 2 persona.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128