
Vodhi sendet personale të një të arrestuari në Gramsh, AMP pezullon nga detyra punonjësin e policisë

17 Janar 2025, 17:59 / AKTUALITET
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Nënkomisar G. C., 31 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Nga hetimet e kryera nga AMP janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar/arrestuar.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128