“Vranë shokun e tyre”, Elton Qyno tregon bisedën më “mizore” te aplikacioni i mafiozëve “SKY”

2 Tetor 2023, 21:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Vranë shokun e tyre”, Elton Qyno tregon bisedën më

Zbërthimi i mesazheve të koduara të aplikacionit SKY, zbuloi si funksiononte një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, duke çuar në arrestimin e disa personazheve të rëndësishme nga bota e krimit, policia e deri te prangosja e një prokurori.

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” u prangos zyrtari i lartë i Policisë Oltian Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka e të tjerë.

I pyetur në emisionin “Top Story” të moderatores Grida Duma, se cila ishte biseda më e rëndë që ky grup kishte realizuar në aplikacionin “Sky”, gazetari Elton Qyno, tha se bëhej fjalë për një bisedë kur autorët e vrasjes së Gjin Boriçit, kishin diskutuar se si do i shkonin në varrim.

Qyno tha se autorët e kishin shok Boriçin dhe e kishin përdorur në një më herët.

“Biseda më e rëndë është kur u vra Gjin Boriçi, që protagonistët e kësaj vrasjeje i shkojnë edhe në varrim. Dhe që të nesërmen interesoheshin te policia për t’ia kaluar fajin palës tjetër. Ishte një bisedë e poshtër dhe cinike, sepse në fund të fundit ata kishin vrarë shokun e vetë, Gjin Boriçin të cilin e kishin përdorur në një vrasje tjetër, ai kishte punuar për ta”, tha Qyno.