Vrasja e dyfishtë në Velipojë, arrestohen dy persona. Autorët qëlluan 6 plumba ndaj kuzhinierit dhe kamarierit të hotelit...

Mbrëmë (19 gusht) vendi është tronditur nga një ngjarje në Shkodër, ku dy vëllezër kanë vrarë dy persona në rrethana të paqarta për policinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ndërkohë që dy të plagosurve u tentua t’u jepej ndihma e shpejtë, por për fatin e keq nuk mundën të mbijetojnë.
Mësohet se dy vëllezërit, autorë të ngjarjes Eduard dhe Gezim Frroku pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat.
Policia ka bërë të mundur sot arrestimin e dy personave të tjerë që mendohet të jenë punonjës të hotelit, të identifikuar si Mario Pali dhe Zyber Zagradi.
Ky i fundit u plagos mbrëmë me një plumb në këmbë.
Ndërkohë që viktimat janë Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Ata kanë qëlluar me 6 plumba kundrejt dy personave Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

