Vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” ende në arrati, zbardhen emrat e dy të arrestuarve

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.
Të arrestuarit janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, pastrim i produktive të veprës penale” dhe “grup strukturuar kriminal”.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 36 vjeçari Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, i cili është pronar i lokalit “Monopol” në Myslym Shyr, si edhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dyshuar për të njëjtat akuza.
Motivet dyshohen për hakmarrje mbas vrasjes së Agim Hoxhës në Britani. Ai u gjet i vrarë dhe i djegur në makinën e tij. Për këtë ngjarje u dënua me 32 vite burg Arben Lleshi, mik dhe bashkëpunëtor i viktimës në Londër. Pas kësaj, fisi Hoxha nisi hakmarrjen ndaj pjesëtarëve të familjes Lleshi.
Në vitin 2013 u vra babai i Klevis Lleshit, Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u ekzekutua edhe xhaxhai i tij, Hajredin Lleshi. Po atë vit u zhduk edhe një kushëri i Klevisit, Artan Lleshi.
Klevis Lleshi u vra në vitin 2020, ndërsa në vitin 2023, brenda burgut të Peqinit, u vra edhe Arben Lleshi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

