Vrasja e palestinezes në Tiranë, hetimet në dy pista, autori kërkohet në Liban e Palestinë

4 Mars 2025, 17:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e palestinezes në Tiranë, hetimet në dy pista, autori

Jo vetëm krim pasioni, por edhe vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare është pista tjetër që po hetohet lidhur me krimin makabër ndaj 24-vjeçares palestineze në Tiranë, nga një 49 vjeçar me të njëjtën kombësi.

kjo pistë është shtuar nga hetuesit për faktin se nuk kanë konfirmuar ende dyshimet nëse i kërkuari ndërkombëtarisht si autor krimi, Fati Alwan është babai apo bashkëshorti i vajzës.

Ngjarja vijon të mbetet e mistershme për autoritetet shqiptare, dhe për këtë arsye u kanë dërguar edhe një tjetër kërkesë Gjermanisë që të intensifikojnë përgjigjen e tyre për të dhënat e kërkuara nga policia jonë.

49-vjeçari është duke u kërkuar në Liban e Palestinë vende ku mendohet të jetë duke u fshehur pasi vrau me thikë Rayyan Alwan.

E reja u gjet e pajetë në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë më datë 27 shkurt. Por krimi makabër dyshohet të ketë ndodhur nga data 19 që kanë hyrë në Shqipëri deri më datë 22 kur 49- vjeçari është larguar i vetëm nga aeroporti Rinasit.

 

Po ndodh...