Vrasja e Pëllumb Metës/ Pretendon se e kreu ajo krimin, prokuroria rikthen në skenën e krimit Hygertën, ja çfarë u zbulua

Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është ajo autorja e vrasjes të së atit, Pëllumb Meta.
Vajza ka shpjeguar krimin në prani të ekspertëve, ku u përcaktua distanca, trajektorja dhe detaje të tjera.
Dërgimi i vajzës në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, erdhi si pasojë e dy eksperimenteve që prokuroria do të kryente në tentativë për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes dhe cili është roli i secilit bashkëpunëtor.
Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.
Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.
Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.
Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


