Vrasja e të moshuarve në Dropull, Gjykata lë në burg Thoma Mastoran

Gjykata e Shkalles së Parë në Gjirokastër ka lënë në burg Thoma Mastora i cili dyshohet si autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve nga fshati Bodrishtë në Dropull.
Kryesuesja e seancës Mariola Beluli fillimisht i ka dhënë fjalën Blerina Musabelli prokurores së çështjes e cila ka sqaruar të gjithë ngjarjen e të premtes së kaluar kur Mastora kreu krimin monstruoz dhe ka ofruar provat materiale e shkencore.
Musabelli kërkoi burg pa afat për Mastoran. Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi në seancë ka kundërshtuar akuzën duke thënë se Mastora është i pafajshëm pasi nuk ka qenë ai autori i krimit.
Megjithatë kjo s’ka mjaftuar për gjyqtaren Beluli, e cila dha masën e arrestit ‘burg pa afat’.
Thoma Mastora akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.
Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat pasi ai është dënuar më herët për vjedhje.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


