Drejtonte motorin në gjendje të dehur, 66-vjeçari në Divjakë humb kontrollin dhe bie në kanal
9 May 2026, 16:46 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur pak pas mesdite në Divjakë.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gërmenj, ku 66-vjeçari Llambri Shkoza, i cili udhëtonte me një motomjet elektrik, ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e rënies, 66-vjeçari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Sipas informacioneve të marra, në momentin e aksidentit Shkoza ka qenë nën efektin e alkoolit.
Këtë e vërtetoi edhe testi i alkoolit që i bënë efektivët e policisë. 66-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës në gjendje stabël.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
Nga Alban Daci
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128