Vrasja në Laç, del FOTO-ja e viktimës

Është bërë publike fotoja e 67-vjeçarit Dodë Mamli, i cili u qëllua për vdekje një ditë më parë nga Dashnor Tota për një konflikt për çështje pronësie pronësie në fshatin Vilëz të Kurbinit.
U bë me dije se pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi është tërhequr nga familjarët dhe ceremonia e varrimit do të bëhet të mërkurën e 26 shkurtit në fshatin Zhejë të Kurbinit.
Kujtojmë që pasditën e kësaj së marte, policia njoftoi se ka arrestuar autorin e vrasjes
Ai është Dashnor Tota, 53 vjeç, banor i zonës, ku për kapjen e tij u angazhuan Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
‘Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi:
Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.‘, njofton policia.
Ai ishte fshehur në masivin pyjor të zonës ku ka ndodhur ngjarja, ndaj dhe blutë e përqendruan vëmendjen aty, duke monitoruar të gjithë terrenin. Ndërkohë nga veprimet e kryera dhe ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës, rezulton se ai është qëlluar plot gjashtë herë me pistoletë, ku një plumb e ka prekur në kokë dhe dy të tjera në pjesën e gjoksit.
Dod Mamli u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali të cilët konstatuan trupin e viktimën dhe njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar se 67-vjeçaari kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.
Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar 6 gëzhoja dhe telefoni i viktimës, ndërsa nga hetimet e kryera rezulton se ai është vrarë pas një konflikti për çështje pronësie.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke pyjore në trojet e vjetra, ku 67-vjeçari kishte nisur ta punonte, pikërisht në vendin ku u gjet i vrarë. Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni dhe ende nuk dihet nëse ka patur konflikte të mëparshme me bashkëfshatarin e tij Dashnor Tota.
-
Trump mbështet Ramaswamy për guvernator të Ohios
25 Shkurt, 19:09 -
-
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




