“Askush s’mund të na kërkojë hesap për luftën ndaj korrupsionin”- Rama e ironizon Berishën për shkrirjen e SPAK: Një fishkëllime dhe bufi i kënetës do vinte me ato flokët…

Kryeministri Edi Rama, duke folur për aspiratën e Shqipërisë për integrimin në BE, tha se në vendin tonë ka shumë gjëra që nuk shkojnë, duke filluar nga lufta kundër korrupsionit.
Por, kreu i qeverisë tha se askush jashtë PS nuk u kërkon dot llogari për luftën ndaj korrupsionit.
Gjithashtu, Rama komentoi edhe Sali Berishën, duke thënë se të ishte për të, SPAK do të ishte shkrirë.
“E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijmë? Nëse ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë ishte shkrirë SPAK sot. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, me zhaba, zhapiqe, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu”, tha kryeministri.
Rama: Ka gjëra që nuk shkojnë, por ama, duke filluar nga kjo e korrupsionit, që është më e tmerrshmja. Është më e tmerrshmja që ne ta pranojmë pa luftë. Që të na kërkojnë ne hesap të tjerëve, ne duhet ti kërkojmë hesap njëri-tjetrit. Askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit. Çfarë po ndodh këtu nuk jemi ne viktima. Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe mbështetur SPAK, ikën. Kush e mban stafetën tani? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijmë? Nëse ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë ishte shkrirë SPAK sot. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, me zhaba, zhapiqe, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




