Përmbytje vdekjeprurëse në Afganistan! Humbin jetën 29 persona, mes viktimave edhe të mitur

25 Shkurt 2025, 18:31 / BOTA ALFA PRESS

Përmbytje vdekjeprurëse në Afganistan! Humbin jetën 29

29 persona kanë humbur jetën në Afganistan për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe breshëri.

Në provincën Farah, e cila kufizohet me Iranin, 21 persona  humbën jetën dhe gjashtë u plagosën nga breshëri i fortë, tha Mohammad Israel Sayar, kreu i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive.

Sipas këtij burimi, viktimat, mes të cilëve gra dhe fëmijë, ishin pjesëtarë të dy familjeve që kishin dalë në fshat për një piknik.
Gratë dhe fëmijët u mbytën dhe shtëpia u shemb, duke vrarë katër persona.

Në provincën Kandahar, agjencia e menaxhimit të fatkeqësive njoftoi se tetë gra dhe fëmijë u mbytën nga përmbytjet.

Afganistani, një nga vendet më të varfra në botë, është veçanërisht i prekshëm nga ndryshimet klimatike, pasi shpesh goditet nga stuhi të forta dhe përmbytje vdekjeprurëse.

Në maj të vitit 2024, brenda pak ditësh humbën jetën të paktën 300 persona dhe dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur.

 

Po ndodh...