Raporti i OKB: Numër rekord i fëmijëve që humbën jetën gjatë 2024, duke kaluar Kanalin Anglez

25 Shkurt 2025, 18:01 / BOTA ALFA PRESS

Raporti i OKB: Numër rekord i fëmijëve që humbën

Një numër rekord fëmijësh vdiqën në Kanalin Anglez, vitin e kaluar sipas të dhënave të OKB-së, raporton The Guardian. Ndërsa zyratarët kanë thënë shifra duhet të shërbejnë si një “kambanë alarmi”.

Vitin e kaluar, Projekti i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për Migrantët e Zhdukur, regjistroi numrin më të madh të vdekjeve dhe personave të zhdukur në Kanal, me 82 njerëz që humbën jetën, të paktën 14 prej të cilëve ishin fëmijë.

Zyrtarët mendojnë se ka të ngjarë që këto shifra të jenë një nënvlerësim i pamjes së vërtetë.

82 vdekjet vitin e kaluar ishin më shumë se trefishi i 24 të regjistruara në 2023. Po ashtu në 2023, fëmijë ishte vetëm një viktimë.

Midis 2018 dhe 2024, numri i vdekjeve të fëmijëve në Kanal varionte nga 1 deri në 5 në vit. Deri më tani në vitin 2025 janë regjistruar pesë vdekje, asnjëri prej tyre nuk mendohet të jetë fëmijë.

Në fund të vitit të kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres rekomandoi hapa konkretë për të reduktuar rrezikun e vdekjes ose zhdukjes së migrantëve, duke përfshirë aksesin në asistencë humanitare për ata që janë në vështirësi dhe mbledhjen e përmirësuar të të dhënave për ata që janë të zhdukur.

 

Po ndodh...