Punonjësi ra nga skela, arrestohet administratori i firmës së ndërtimit në Tiranë

Një 40-vjeçar me detyrë administrator në një firmë ndërtimi në Tiranë, është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, ka rënë nga skela.
61-vjeçari është transportuar në spital, dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë edhe përgjegjësja e grupit të punës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. E., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjese e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga skela, gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, shtetasi Z. V., 61 vjeç. Si pasojë, 61-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





