Vrau Boriçin me porosi nga Ervis Martinaj, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Është finalizuar ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Denis Bajri, 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë: “Vrasje me paramendim” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Denis Bajri dyshohet si autor i vrasjes së Gjon Ndojt (i njohur si Boriçi), ngjarje e ndodhur më 9 gusht 2020 në Shkodër. Vrasja dyshohet se është kryer me porosi të Ervis Martinajt.
Nga përgjimet e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”, të siguruara nga autoritetet franceze, del se Denis Bajri ka pasur komunikime direkte me Martinajn.
Në vitin 2019, ai ishte arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, por më pas gjykata e shkallës së parë në Tiranë e la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Hetimet e operacionit “Metamorfoza” kanë zbardhur komunikime të tij me Behar Bajrin dhe Ervis Martinajn, ku pas vrasjes, Denis Bajri njofton në “SkyECC” me fjalën “kryvi” (e kreva).
Sipas dosjes hetimore, porositësi i vrasjes së Boriçit dyshohet të jetë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili përmes Behar Bajrit ka porositur eliminimin e viktimës. Në këmbim, Gjoka ka kërkuar më vonë vrasjen e ish-policit të burgjeve, Kleanth Musabelliu, atentat nga i cili ky i fundit arriti të shpëtojë.
Për ironi, në momentin e ngjarjes Behar Bajri dhe Gjin Boriçi ishin në marrëdhënie miqësore. Madje pas vrasjes, Behar Bajri mori pjesë edhe në ceremoninë mortore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


